Karantina mund të prodhojë dhunë, sociologu Edmond Dragoti tregon kategorinë që është më e rrezikuar
Mbyllja në shtëpi gjatë kësaj periudhe të pandemisë globale të COVID-19 mund të shoqërohet me probleme dhe konflikte të ndryshme në shoqëri. Sociologu i njohur, Edmod Dragoti ka folur për këtë “realitet të ri social” që u krijua për shkak të masave kufizuese të qeverisë shqiptare.
Ai theksoi në Euronews Albania se mbyllja në shtëpi mund të ndikojë në acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, nëse këto të fundit nuk kanë qenë solide përpara se personat të hynin në karantinë. Sipas tij, procesi i karantinimit ndikon pozitivisht tek ata persona, që marrëdhënien mes tyre e kanë pasur solide dhe të qëndrueshme para se të përfundonin të vetëizoluar në ambientet e shtëpive.
“Natyrisht që karantinimi ka efektet e veta në sjelljet e çdonjërit prej nesh. Kjo varet nga marrëdhëniet e mëparshme që ne futemi në procesin e karantinimit, sepse normalisht ai natyrisht polarizon marrëdhëniet edhe në sjellje emocionale dhe në komunikim .Që do të thotë në rast se ne jemi në një marrëdhënie paraprake jo pozitive, kur izolohemi në aspektin fizik dhe social, atëherë jemi të detyruar të akumulojmë këto probleme që ka marrëdhënia e mëparshme në procesin e karantinimit, sepse nuk ke alternativa për të dalë nga situata ose për të pasur sa më pak shanse për t’u përplasur në rast të një konflikti të mundshëm. Pra, marrëdhënia bëhet me konfliktuale në izolim. Nëse marrëdhënia është neutrale dhe pozitive, procesi i karantinimit e bën marrëdhënien edhe më të qëndrueshme”, tha ai.
Sociologu Dragoti foli edhe për amendamentet që priten të kalojnë në Kuvend këtë të enjte dhe që kanë të bëjnë me ashpërsimet në Kodin Penal për fenomenin e dhunës në familje.Sipas amendamentit, cilido nga personat që ushtron dhunë ndaj gruas në sy të fëmijëve do të dënohet me burg deri në dhjetë vjet. Zoti Dragoti e përshëndeti këtë masë ligjore, ndërsa shtoi se fenomeni i dhunës në Shqipëri i ka rrënjët thellë në shoqëri dhe për fat të keq trashëgohet nga prindërit tek fëmijët. Ai shtoi se ka shumë rëndësi që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe jo vetëm të shkruhet në letër.
“Dhuna në familjen shqiptare është një problem i vazhdueshëm në shoqërinë tonë dhe nuk ka një perspektivë shumë të shpejtë për t’u zgjidhur si e tillë. Ashpërsimi i masave të ligjit ndaj dhunuesit është i nevojshëm, ka vlerë dhe efektin e vet, por mendoj se më e rëndësishme është zbatimi i ligjit. Zbatimi i ligjit tek ne kushtëzohet nga ana kulturore. Domethënë sjellja diskriminuese ndaj gruas është një sjellje kulturore e trashëguar, një sjellje e mësuar në familje dhe si e tillë, atë e mbartin dhe e trashëgojnë tek brezat. Kjo ndikon edhe tek prokurorët, gjyqtarët, policët, qëndrimet e tyre mbartin preferenca për dominancën mashkullore. E gjithë shoqëria jonë duhet të zbatojë ligjin, sepse është njëra anë të kesh ligje të forta, por është shumë e rëndësishme t’i zbatosh ato”, shtoi ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë