‘Eurovision 2022’, Ekipi i Dua Lipës do zgjedhë përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar

21 Tetor 2021 | 19:53

Ekipi i këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe Lana Del Rey do të zgjedhë përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar në konkursin e këngës “Eurovision 2022”.

Menaxherët të cilët kujdesen edhe për këngëtaren Ellie Goulding do të marrin përsipër përzgjedhjen, pasi Britania doli në vend të fundit në kompeticionin e vitit të kaluar.

Këngëtari James Newman nuk arriti të siguronte asnjë pikë me këngën e tij “Embers”.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi rezultat zhgënjyes, pasi asnjë pjesëmarrës nga Mbretëria e Bashkuar nuk ka hyrë në dhjetëshen e parë të klasifikimit që prej vitit 2009.

‘Eurovision 2022’ do të zhvillohet në ‘PalaOlimpico Arena’, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026