Samiti i BE-së pa rezultate, asnjë dakordësi për çmimin e energjisë
Pavarësisht bisedimeve në samit, liderët e BE nuk arritën të gjejnë zgjidhje për dy cështje. Së pari, sundimi i ligjit të BE-së në Poloni mbetet ende një shqetësim, pavarësisht “atmosferës konstruktive” të takimit.
Për momentin, Komisioni nuk do të marrë asnjë masë kundër Varshavës, duke shpresuar që Polonia të veprojë dhe të futet sërish në linjë, duke pranuar se ligji i BE-së tejkalon vendimmarrjen kombëtare.
“Mesazhi im për kolegun tonë polak ishte ‘mos prisni veprimin e Komisionit Evropian, ju mund të ndërmerrni veprime vetë dhe mos prisni që Komisioni t’ju sjellë rezultate’ . Të gjithë theksuan faktin se Komisioni, si rojtari i traktateve, duhet të vazhdojë të luajë rolin e tij”, u shpreh Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës.
Së dyti, 27 shtetet anëtare nuk mundën të bien dakord se si të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë përpara sezonit të dimrit.
Vetëm shkurtimet e taksave, ndihma shtetërore dhe masa të tjera të tilla si shtyrja e pagesave për konsumatorët janë baza e vetme e përbashkët.
Sakaq, edhe programi i përbashkët i prokurimit për rezervat e gazit, një ide e Spanjës, duket e largët.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania