Lokale të hapura dhe thyerje karantine, Policia e Shtetit ndëshkon abuzuesit

14 Prill 2020 | 09:54

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e Shqipërisë në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare për pengimin e pasojave sociale, që mund të shkaktojë përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, ndërsa më pas ata janë ndëshkuar me masën e bllokimit të mjetit dhe heqjen e patentës.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 719 shtetas me nga 10 mijë lekë të reja. Sipas efektivëve, këta persona u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. 

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shëqipërinë janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve janë aplikuar masa administrative.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026