Pfizer paraqet efikasitet të lartë të dozes së tretë
Të dhënat nga provat klinike të Fazës së 3 të Pfizer ka paraqitur se doza e tretë e vaksinës është 95,6% efektive, përfshirë edhe variantin Delta.
Kreu i BioNTech, Ugur Sahin, tha se këta “elementë të rëndësishëm” vërtetojnë se 1 dozë përforcuese është efektive ndaj virusit.
“Bazuar në këto gjetje, dozat përforcuese mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rikthimin në normalitet.” – tha Ugur Sahin.
Në studim morën pjesë 10.000 persona, të cilët ishin vaksinuar me të 2 dozat e vaksinës Pfizer. Intervali midis dozave të dyta dhe të treta ishte afërsisht 11 muaj.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 53 vjeç, me pak se gjysma që i përkisnin grupmoshës 16-55 vjeç. Më shumë se 1 e 5-ta ishin +65 vjeç, një kategori në rrezik më të madh nga Covid-19.
Efikasiteti ishte “i njëjtë” pavarësisht nga gjinia, mosha, raca, kombësia ose faktorë të tjerë.
Nga ana tjetër, Suedia ka zgjatur pezullimin që i është vendosur vaksinës së Moderna-s për koroavirusin tek personat nën 30 vjeç. Kjo për shkak të disa efekteve anësore të rralla që lidhen me zemrën.
Për sa I përket vaksinës ruse, Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, ka shtyrë vendimin për miratimin e saj.
Agjencia ka njoftuar se do të marrë vendimin për miratimin e vaksinës ruse Sputnik V, në tre mujorin e parë të vitit 2022, pasi sipas kompanisë të dhënat e deritanishme janë të pamjaftueshme.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West