Qeveria shton edhe 556 mln lekë të tjera për të prekurit nga kriza e pandemisë
Qeveria ka shtuar një fond prej 566 milionë lekësh në arkën e “pagave të luftës” duke e çuar nga 5.85 miliardë lekë në 6.416 miliardë lekë. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë, i cili ndonëse ka rritur shumën e parave për personat që do të marrin pakën minimale për shkak të ndërprerjes së punës si pasojë e masave shtrënguese, ka kufizuar kategoritë e përfituesve të saj.
Konkretisht personat që janë të dypunësuar dhe të dyja aktivitetet janë mbyllur si pasojë e masave shtrënguese, do të marrin një pakë minimale në muaj prej 26 mijë lekësh. Në rastet kur vetëm njëri nga aktivitetet është mbyllur si pasojë e masave të qeverisë, atëherë nuk do të jetë më pjesë në listën e pagës së luftës.
Shkurtim tjetër është bërë edhe tek personat e punësuar apo të vetëpunësuar në bizneset që janë mbyllur duke i matur tek të ardhurat. Në vendim parashikohet se personat me të ardhura bruto mbi 2 milionë lekë në vitin 2019 nuk do të përfitojnë nga paga e luftës duke u përjashtuar si kategori.
Përgjithësisht tek kjo fashë janë pronarët e bizneseve të cilët mesa duket nuk do të mund të jenë më tek lista e përfituesve nga paga e luftës.
Shtimi i fondit do të thotë se nga kategoritë që përfitojnë është shtuar numri i punonjësve, që mesa duket në kalkulimet e para nuk ishte llogaritur.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq