LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori i BE-së , Luiggi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar edhe raportin e progresit të Komisionit Europian.
“Sot isha i kënaqur t’i dorëzoja Raportin e vitit 2021 të KE-së për Shqipërinë kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha”, tha Soreca përmes një postimi në Twitter.
The role of the opposition is essential in monitoring the implementation of the recommendations contained in the Report. We also had a thorough discussion on DP… pic.twitter.com/KtLj3NTdOd
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) October 22, 2021
Ambasadori i BE-së tha se roli i opozitës është thelbësor në monitorimin dhe zbatimin e rekomandimeve të përfshira në Raport.
“Bashkimit Europian mbështetet në rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Soreca .
Pas takimit me kreun e opozitës, ambasadori Soreca ka takuar edhe presidentin Ilir Meta, të cilit po ashtu i ka dorëzuar progres-raportin.
Përmes një postimi në Facebook, presidenti thotë se funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE.
“Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane. Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”, thotë presidenti.
KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit, në progres-raportin e publikuar të martën.
Shqipëria ka shënuar përparim në fushën gjyqësore dhe ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, theksohet në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
“Në përgjithësi, dhe pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19, Shqipëria ka vazhduar të tregojë përkushtimin e saj ndaj reformave të orientuara nga BE dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare.”
LEXONI GJITHASHTU: