Rama-krerëve të bashkive: Nuk kalon asnjë buxhet pa parashikuar koston e pastrimit

22 Tetor 2021 | 12:37

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë pa parashikuar edhe kosoton e pastrimit.

Në mbledhjen e zhvilluar në Kryeministri me krerët e bashkive, Rama nënvizoi se në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë do të jetë e pranishme edhe ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro.

“Qeveria do të ndërhyrë drejtpërdrejtë, asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do të  kalojë në rast se në atë buxhet nuk do të jetë të parashikuar sipas kostos për të cilin qeveria e Shqipërisë do të punojë për ju, pastrimi”, u shpreh Rama.

“Do ishte mirë që kryetarët e bashkive as të mos e ndërmarrin fare hapin, që t’i çojnë këshillit projekt-buxhet ku pastrimi dhe dalja përfundimit nga kjo epokë të mos jetë parashikuar në buxhet”, tha ai më tej.

Kreu i qeverisë sqaroi se asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të menaxhojnë mbetjet e përditshme nga ana financiare.

“Sikur i gjithë buxheti i bashkisë të shkojë për pastrimin do shkojë për pastrimin, asnjë gjë tjetër nuk është më e rëndësishme sesa pastrimi”, tha ai më tej.

Kryeministri nënvizoi se bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asnjë leje në rrugët kombëtare.

“Në shkelje të plotë të atij ligji që është shkelur me 4 këmbët në të shkuarën, 20 metra nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë. Kemi bregdetin që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem më i madh se çdo vit edhe më shumë rritet numri i turistëve”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026