Socialistët largohen nga Komisioni Hetimor, Alibeaj: Strategji e menduar për të penguar hetimin
Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u mbyll pa u shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, pasi u ndërpre nga largimi i anëtarëve të Partisë Socialiste.
Mbledhja u ndërpre pas dy orësh debat në lidhje me rregulloren e brendshme të komisionit, ku PS akuzoi kryetarin e komisionit, Enkelejd Alibeaj se nuk merr parasysh kërkesat e tyre.
Menjëherë pas mbledhjes, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se arsyeja pse mazhoranca u largua nga mbledhja, duke e bërë atë të pamundur, është që të pengojnë hetimet për zgjedhjet përmes kërkesave të tyre.
Anëtarët e PS-së në këtë komision kërkojnë të bëjnë ndryshime në lidhje me drejtimin e komisionit, si edhe me të drejtën e anëtarëve të komisionit për të kërkuar marrjen e provave pa u votuar në komision.
Enkelejd Alibeaj tha se si drejtimi i komisionit nga kryetari, si edhe drejta për të kërkuar prova pa votë, janë të përcaktuar me ligj.
Enkelejd Alibeaj u shpreh për mazhorancën se duan që e drejta e opozitës për të hetuar të hidhet në votim, në mënyrë që shumica që i përket edhe PS-së të votojë kundër. Në këtë mënyrë, sipas Alibeajt “të akuzuarit” do të pengojnë hetimet për zgjedhjet e 25 prillit”.
“Propozimi nga PS ishte që kërkesa për të marrë prova, për të thirrur titullarët që duhet të japin prova përpara komisionit hetimor t’i nënshtrohet votimit, pra shumicës socialiste. Duke kërkuar që t’i nënshtrohet votimit ku shumicën e ka PS, është e qartë që çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar, do të rrezohej me forcën e kartonëve të atyre që janë në akuzë”, tha z. Alibeaj.
Mbledhja e radhës është caktuar për të mërkurën më 27 tetor, në orën 11.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta