Vaksinim me detyrim për studentët, Gjylameti: Ndoqëm shembullin e Europës. Zhupa: Fushata pa strategji

22 Tetor 2021 | 20:37

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti dhe ajo e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përballë studentëve Ina Metalija dhe Aldi Shehu, debatuan në RinON mbi Arsimin.

E pyetur lidhur me vendimin e qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm për studentët dhe problemet që ka sjellë ky vendim në nisje të vitit të ri akademik, znj. Gjylameti tha se Shqipëria ka ndjekur shembullin e vendeve europiane, ku vaksinimi është bërë me detyrim si mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin.

Teksa ka pranuar se studentët kanë hasur në paqartësi në ditët e para të shkollës, deputeten e PS tha se kjo ka ardhur edhe për shkak të ndikimit negativ të medias.

“Ka pasur një paqartësi nga studentët në ditët e para dhe për shkak të ndikimit të media por duhen dëgjuar ekspertët. Vaksina nuk duhet të jetë një zgjedhje, ajo është një detyrim”, tha deputetja e PS.

Për deputeten e PD, Ina Zhupa qeveria jo vetëm që ka ndjekur një standard të dyfishtë lidhur me vaksinimin e detyruar të studentëve, por nuk ka pasur asnjë strategji në menaxhimin e një vendimi për të cilin studentët sipas saj, nuk patën kohën e duhur për t’u informuar.

“Ditën e parë të universitetit, pas 2 vjet mësim online kemi parë absurdin kur rojet e shkollave kërkonin të dhëna personale të studentëve, duke marrë kompetenca që s’u takojnë. Duhej një bashkëpunim më i mirë mes Ministrisë të Arsimit, asaj të Shëndetësisë dhe Rektoratit përmes një personeli të dedikuar për këtë gjë. Ishte një strategji e çorganizuar e qeverisë. Problemi është tek strategjia, koha dhe mosbesimi që kanë shqiptarët tek Komiteti i Ekspertëve, që është më shumë komitet politik”, tha deputetja e PD.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023