Ambasadorja amerikane mbështet mësimin online nga shtëpia
Në një prej orëve të mësimit të gjuhës angleze në RTSH Shkolla, ambasadorja Yuri Kim u shfaq së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahinin.
Në fokus të bashkëbisedimit të tyre ishte përdorimi i pyetjeve në anglisht. Ministrja Shahini nënvizoi në fillim të bisedës se momentalisht po punohet për organizimin e mësimit online dhe leksioneve arsimore në televizion.
Në lidhje me këtë, Ambasadorja Kim u shpreh se ka dëgjuar mbi programin RTSH-Shkollë dhe kjo ishte edhe arsyeja pse donte t’i bashkohej. Më pas, ministrja dhe ambasadorja kanë zhvilluar një bisedë për hobet e tyre personale në gjuhën angleze si dhe kanë prezantuar veten. Gjatë bashkëbisedimit, ambasadorja Kim zbuloi se i pëlqen leximi dhe të luajë në piano, ndërsa ministrja Shahini tha se hobi i saj është piktura.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet