Basha këmbëngul për komisionin ‘Becchetti’, të hënën ankimohet vendimi i Kuvendit

23 Tetor 2021 | 15:58

Të hënën Partia Demokratike do ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për cështjen Francesco Beçhetti.

Mazhorancës i dha një javë kohë për të zgjidhur ngërçin me komisionin tjetër hetimor për inceneratorët. Ndërsa në konferencën e së shtunës, lideri i opozitës theksoi se nuk tërhiqet nga Vettingu i politikanëve.

“Unë dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me depozitimin që i kemi bërë kërkesës për vetting-un e politikanëve, tashmë në përputhje dhe në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, nuk bëjmë gjë tjetër veçse konfirmojmë atë që kemi kërkuar prej 2018-ës, por siç e thashë të plotësuar me të gjitha aspektet që ka kërkuar Venecia të adresohen. Kjo dhe vetëm kjo është e vërteta. Dhe nuk ka asnjë tërheqje nga kjo. Është pjesë e amendamenteve kushtetuese që janë depozituar dhe ka zero tërheqje nga kjo,” – u shpreh Basha.

Një tjetër betejë nga nuk tërhiqet është ajo me Sali Berishën. Kreu i PD-së e bëri të qartë se nuk do të thërrasë kuvendin kombëtar e as paraardhësi nuk ka kompetencë ta bëjë.

“Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të njoftuar apo thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj dhe statut dhe procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta. Sali Berisha mund të thërras institucione themelore, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunker për hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera, Shqipëria dhe shqiptarët kanë hallë të tjera dhe prioritete të tjera,” – tha kryedemokrati.

Basha theksoi se ishte takuar disa herë me ish-kryeministrin para se të merrte vendimin për ta përjashtuar nga grupi.

Foltoret e Berishës në rrethe i quajti institucione paralele që synojnë krijim e bunkereve për t’u mbrojtur nga hallet personale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026