‘Kaloi një grua’, Gazmend Leka ‘flet’ me nudot në një ekspozitë ndryshe
“Aty ku është një Piktor, është dhe një Modele”, ky është një pasazh i shkurtër nga teksti kuratorial i Ermir Hoxhës mbi ekspozitën më të fundit të piktorit të mirënjohur Gazmend Lekës, që nuk i ngjan aspak, ekspozitave të para.
“Kanë hyrë dhe kanë dalë figura që kanë një lloj graviteti, që janë të rënda, të cilat shkëputen nga një lloj bote mistike. Por ajka e njeriut është femra sidomos për piktorët”, thotë piktori Gazmend Leka.
Kjo tablo është e para që shikon sapo hynë në galerinë Fab, për të rrëfyer fare pak nga ajo që do të gjejmë në dhomat e tjera. Kësaj radhe Gazmendi ka zgjedhur të rrijë në dy hapësira; në studion e tij dhe në hapësirat personale të muzave, për të rrëfyer jo vetëm modele që pozojnë për një piktor, por edhe lëvizje dhe momente krejt të rastësishme të tyre.
“Kjo ekspozitë është një përmbledhje e këtij qëndrimi, ku figura e tij bashkë me një modele që qarkullon në studion e tij është qendra e ekspozitës. Bashkë me vizatime këto përmbledhin një mesazh ndryshe që në thelb është edhe i njëjti se imazhi i nudos ka qenë prezent në krijimtarinë e tij”, shprehet Ermir Hoxha, kuratori i ekspozitës.
Gjuhën e nudizmit duket se e flasin fare pak piktorë, e që madje në një tjetër kohë e kishin të ndaluar, për ta bërë.
“Sot më tepër e lidhin piktorin me peizazhin, nudot i mbajnë më pak, por ky nuk është qëllimi im. Ne kemi modele që i mbajmë, që nuk i paguajmë dot mirë, por kemi. Edhe më parë kemi pasur modele që pozonin nudo, por më pasi nisi të quhej e turpshme”, rrëfen piktori.
Gruaja është kryefjala e kësaj pune, që siç thotë Leka, ‘e kam shoqëruar me pak garniturë’, e që nuk i bën zhurmë kësaj qenieje të fuqishme, që duket se gjithçka e rrëmben për vete. Ekspozita me titull “Kaloi një grua” është ndërthurje mesa vizatimit dhe pikturave në vaj. Për publikun artdashës, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 12 nëntor.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje