Arrestohet ‘Eskobari’ i ditëve të sotme në Kolumbi
Autoritetet në Kolumbi arrestuan trafikantin më të kërkuar të drogës, njëkohësisht kreu i organizatës më të madhe kriminale në vend.
Dairo Antonio Usuga ra në pranga pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë së Kolumbisë.
Presidenti Ivan Duque përshëndeti arrestimin në një fjalim televiziv.
“Kjo është goditja më e rëndë që i është dhënë narkotrafikut këtë shekull në vendin tonë. Ajo mund të krahasohet me rënien e Pablo Escobar në vitet ‘90”, tha ai.
Për Usuga ekzistojnë edhe një seri kërkesash për ekstradim.
“Do doja gjithashtu të vija në dukje se për këtë kriminel ka kërkesa për ekstradim. Le të punojmë me autoritetet për të përmbushur detyrën tonë, për të zbardhur të vërtetën për krimet e tij në vendin tonë”, u shpreh presidenti Duque.
Më vonë autoritetet publikuan një foto të të arrestuarit, i kontrolluar nga ushtarët.
Usuga u bë kreu i Klanit të Gjrit, pasi lideri i mëparshëm, vëllai i tij, mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë 10 vjet më parë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet