Ndalohet përsëri hyrja e boksierëve kosovarë në Serbi

24 Tetor 2021 | 14:42

Delegacionit përfaqësueses të Kosovës në boks i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë për herë të tretë të dielën.

Ata ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, në kategorinë e meshkujve, që zhvillohet në kryeqytetin serb nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga pesë anëtarë, tentoi të shkonte në Serbi dy herë gjatë të shtunës por nuk u lejuan të hynin në këtë shtet pasi iu është kërkuar prezantimi pa simbole shtetërore, gjë të cilën këta fundit nuk e kanë pranuar.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) ka reaguar menjëherë mbi ngjarjen.

“AIBA synon të krijojë një ambient miqësor për çdo boksier dhe bota e boksit nuk njeh kufij. Ne besojmë se të gjithë sportistët duhet të kenë një shans të barabartë në garë dhe të paraqesin aftësitë e tyre më të mira në ring. Qëllimi i sportit është të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i pavarur nga politikat kombëtare”, thuhet në reagim.

Sekretari i përgjithshëm i federatës ka kërkuar që autoritetet serbe të lejojnë boksierët kosovarë që të garojnë me simbole shtetërore.

“AIBA është në kontakt me organizatorë, Federatën Serbe të Boksit në përpjekje për të përmirësuar situatën”.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026