Ankandi i kryeveprave të Picassos, 11 punime shiten për 110 mln dollarë
11 punime të Pablo Picassos janë shitur për afro 110 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s.
Të ekspozuara për më shumë se 2 dekada në Hotelin Bellagio në Las Vegas, punimet e piktorit spanjoll ishin nën zotërimin e MGM Resorts.
Ky ankand, sipas kompanisë do të ndihmojë që të përmirësohet shumëllojshmëria e koleksionit të arteve të bukura.
Ankandi përfshiu 9 piktura dhe 2 punime në qeramikë të Picassos, të punuara përgjatë 50 viteve.
Piktura e “Gruas në Beretën Portokalli” e vitit 1938, me personazh të dashurën dhe muzën e Picassos, u shit për 40,5 milionë dollarë, që ishte edhe çmimi më i lartë i mbrëmjes, duke tejkaluar pritshmëritë.
Një tjetër kryevepër, portreti i titulluar “Burri dhe Fëmija” u shit për 24,4 milionë dollarë.
E përfshirë në ankand ishte edhe “Jeta e palëvizshme me koshin e frutave dhe lulet”, e pikturuar gjatë pushtimit nazist të Parisit më 1942, që u shit për 16,6 milionë dollarë.
Emrat e blerësve të këtyre punimeve nuk janë bërë publikë.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës