Asnjë gjurmë nga vrasja e biznesmenit në Fier, Prokuroria: Zbulimi problematikë e policisë

25 Tetor 2021 | 16:30

Ngjarjet e njëpasnjëshme kriminale pa autor në Fier, janë kthyer në shqetësim për Prokurorinë e këtij qyteti.

Në raportin e vitit 2020 të kësaj prokurorie theksohet se mos zbulimi i autorëve vjen për shkak të mosveprimit që në momentet e para nga ana e policisë. E njëjta situatë duket dhe me hetimet e vrasjes së biznesmenit, Demir Backa ku hetuesit ende nuk kanë asnjë gjurmë nga autorët.

Vrasja e biznesmenit Demir Baçka në Fier mbrëmjen e së shtunës është ende pa autor. Deri në këtë fazë, grupi hetimor ka ngritur 3 pista për ekzekutimin e llojit mafioz. Nga përplasjet e vjetra mes bandave në këtë qytet, konflikti i pak muajve me pare më një personazh të botës së krimit e deri tek përplasja për tendera.

Hetuesit ende nuk janë të bindur se cili është motivi i vërtetë I vrasjes së 57 vjeçarit. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë të cilët kanë kryer vrasjen por grupi hetimor nuk ka krijuar një identikit të tyre.

Vrasja e biznesmenit Demir Baçka, rëndon akoma më shumë bilancin e vrasjeve në qytetin e Fierit. Vetëm në vitin 2021 në këtë qark janë kryer 9 vrasje një pjesë e të cilave mafioze dhe pa autor. Ky fakt është kthyer në shqetësim dhe për prokurorinë e këtij qyteti. Në raportin për vitin 2020 prokuroria e Fierit evidenton se zbulimi i autorëve të veprave penale është problematikë reale dhe fajtor për këtë bën strukturat e policisë.

“Konstatohet që policia gjyqësore pas referimit të materialeve për të cilat nuk është zbuluar autori që në momentin e parë nuk kryejnë veprime dinamike për zbulimin e tyre”.

Në raport thuhet se një vëmendje e shtuar e policisë duhet treguar edhe në zbulimin autorëve të ngjarjeve të vjetra, të cilat ndër vite kanë prodhuar jo pak viktima.  

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026