Dhjetëra qytetarë kërkojnë ndihmë në urgjencën e Krujës, dyshohet për helmim

25 Tetor 2021 | 17:56

Dhjetëra qytetarë kanë mbërritur në urgjencën e spitalit të Krujës gjatë dy ditëve të fundit, ku kanë paraqitur të njëjtat simptoma.

Policia e Krujës bëri me dije se deri më tani në urgjencë kanë shkuar së paku 35 qytetarë, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. Disa prej tyre po marrin serum.

Analizat e pacientëve janë dërguar në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe priten përgjigjet që do të zbardhin shkakun që fshihet pas simptomave të përbashkëta të pacientëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026