SHBA apelon vendimin për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange
Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të apelojnë vendimin për mos-ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, me qëllim që të përballet me akuzat për spiunazh në tokën amerikane.
Autoritetet amerikane e akuzojnë 50-vjeçarin me origjinë australiane për komplot me qëllim hakerimin e kompjuterëve qeveritarë dhe shkelje të ligjit të spiunazhit në lidhje me publikimin e kabllogrameve konfidenciale përmes faqes Wikileaks në periudhën 2010-2011.
Qeveria amerikane tha se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” nga vendimi i janarit i gjyqtares në Mbretërinë e Bashkuar, Vanessa Baraitser, i cili u mor në bazë të shëndetit mendor të Assange dhe gjasave që ai të vriste veten në një burg të sigurisë së lartë.
Assange, 50 vjeç, u arrestua në Britani të Madhe në vitin 2019, pasi kaloi shtatë vjet brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi për t’u përballur me akuzat për sulme seksuale, të cilat më vonë u hodhën poshtë.
Pavarësisht se ekstradimi i tij u bllokua, Assange i është refuzuar lirimi me kusht. Ai po mbahet në burgun Belmarsh të sigurisë së lartë në Londër.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet