PD dorëzon nismën për uljen e TVSH nga 20 në 6%, Tabaku: Nxit ekonominë

26 Tetor 2021 | 12:53

Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%.

Vendimi u mor një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe u dorëzua të martën nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Në një deklaratë për mediat znj. Tabaku tha se nisma e propozuar nga PD synon të ndihmojë shtresat në nevojë me qëllim rritjen e konsumit dhe nxitjen e rritjes së ekonomisë. Sipas Tabakut, kjo është një nismë e ndërmarrë nga të gjitha vende të BE pikërisht për të nxitur ekonominë.

“Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe është shumë konkret. Të ndihmojmë atë pjesë të popullsisë që sot ka reduktuar dhe ka ulur konsumin. Efekti financiar i saj është 17 miliard lek, që është asgjë në krahasim me favoret që ka pasur buxheti i shtetit vitet e fundit.

Është hequr renta minerare, është hequr VTSH-ja e jahteve. Ka pasur nxitje dhe iniciativa ligjore përsa i përket TVSH-së të cilat nuk kanë ndihmuar qytetarët, kanë shkuar në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish që nuk kanë nxitur ekonominë.

Ne po kërkojmë që të paktën një herë në 8 vite, kjo qeveri të mbështesë një masë e cila është për qytetarët”, tha deputetja e PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026