Ndryshimet në Kodin Penal, analisti Ben Andoni: Duhet të ishin më të buta
Komisioni i Ligjeve miratoi dje shtesat në Kodin Penal, masa këto, të cilat pritet të marrin kartonin jeshil në Kuvend për të dënuar me burg të gjitha ata persona që thyejnë rregullat e vetëizolimit dhe të karantinës. Kjo nismë e re e mazhorancës ka hasur në debate të forta, ndërsa analistët shprehen kundër saj.
Analisti i njohur, Ben Andoni, ka folur për këto masa në Euronews Albania, ku tha se mënyra se si janë paraqitur në publik këto amendamente dhe mungesa e hartimit të një plani në bashkëpunim me grupet e interesit lë për të dëshiruar. Ai pohoi se këto masa duhet të ishin më të buta dhe jo kaq agresive.
“Mendoj se këto masa janë të nevojshme, por mënyra se si janë parashtruar dhe mënyra se si janë përgatitur, mungesa e grupeve të interesit për të paraqitur një plan , i cili do ishte më i butë, mendoj se nuk është normale për arsye se i gjithë komunitetit është I tensionuar nga lajmet negative që vijnë nga e gjithë bota. Unë mendoj se masat duhet të ishin më të buta dhe më të arsyeshme”, tha Andoni.
Sipas analistit Andoni, ndryshimet në Kodin Penal që pritet të marrin “bekimin” e deputetëve në seancën e ditës së enjte nuk sjellin gjë tjetër, por vetëm se cenojnë rëndë të drejtat e njeriut dhe rrisin më tej tensionin tek njerëzit në këtë kohë pandemie.
“Keni shumë të drejtë. Ka një cenim të të drejtave të njeriut. Kjo është pak e rëndë, pasi siç e thamë se njerëzit janë sensibilizuar. Përpara çdo ndryshimi përgatiten raporte dhe studime, të cilat kanë lidhje me njerëzit që i thyejnë rregullat, kur këto mungojnë në të gjithë korpusin e cenimit që iu bëhet të drejtave të njeriut është goxha e rëndë”, shtoi ai.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh