Kundërshtime ndaj masave, vendimet e qeverisë së Kosovës mbi COVID-19 përballen me akuza
Pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që vendimi i qeverisë së Kosovës për kufizimin e lirisë së lëvizjes nuk është në përputhje me Kushtetutën, ministria e Shëndetësisë ka prezantuar të hënën mbrëma masa të reja shtrënguese. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti autorizoi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që të marrë vendime për kufizimin e lëvizjes. Qytetarët mund të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë, me kusht që të mos jenë të shoqëruar.
“Prej datës 15 prill ndalohet qarkullimi i personave fizikë.”, tha ministri Vitia.
Kundër këtyre masave kanë qenë disa juristë dhe politikanë, të cilët kanë zgjedhur të reagojnë në rrjetet sociale. Juristi Dastid Pallaska ka theksuar se masat kufizuese bien në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën linjë është dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka konsideruar si shkelje të përsëritur të kushtetutës vendimet e qeverisë Kurti. Arben Gashi e Arban Abrashi nga LDK, po ashtu, e kanë kontestuar masat e marra, duke i konsideruar si mjaft ekstreme.
Në një dalje për mediat Kryeministri në detyrë ka thënë që nuk do bëjë rolin e Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë ligjshmërinë e vendimeve.
“Nuk jam për të bërë rolin e Gjykatës Kushtetuese se vendimet tona në çfarë mase janë në përputhje me Kushtetutën, por janë këshilltarët ligjorë që kanë qenë të përfshirë kur janë marrë këto masa”, tha Kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur pakënaqësitë e tij në drejtim të ministrit të Brendshëm Xhelal Sfecla, i cili kërkoi që dhe deputetët të kenë leje të posaçme për të lëvizur. Sipas Mustafës, kjo është diçka që ngjan me një periudhë diktature.
Analisti Rron Gjinovci, përmes një postimi në “Facebook”, ka argumentuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk po interpretohet siç duhet, duke i dhënë të drejtë qeverisë Kurti për masat e marra.
Gjatë ditëve të fundit, Kosova ka përjetuar një rritje fortë të rasteve me COVID-19, duke detyruar autoritetet që të vendosin Prishtinën në karantinë. Shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë ndërmarrë një sërë masash të forta izolimi dhe karantine për të penguar përhapjen e coronavirusit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut