Transporti ende pa zgjidhje, e paqartë ndarja e fondit të bashkisë
Situata e transportit me urbanët në Tiranë nuk është zgjidhur ende. Pikat e dakordësuara me kryetarin e bashkisë, më shumë se zgjidhje kanë sjellë paqartësi për mënyrën si do shpërndahen.
Kërkesa e bashkisë për vendosjen e GPS, sipas operatorëve, është e plotësuar prej kohës, por autobusët në qarkullim vazhdojnë të jenë të reduktuar.
“Nuk dimë si do na jepen dhe kur do na jepen lekët,” – u shpreh Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës së Transportit Qytetas.
Drejtori i transportit publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, nga ana tjetër thotë se deri në aktivizimin e fondit numri i autobusëve në qarkullim mund të shkojë në 70%.
“Pasi subvencioni të bëhet efektiv në fillim të vitit tjetër ne do jemi në kushtet e kontratës përpara pandemisë,” – deklaroi ai.
Përveçse ndaj bashkisë, operatorët e linjave qytetase, kërkojnë nga qeveria heqjen e TVSH-së për biletën, akcizën për naftën dhe taksën e qarkullimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shoqatat e Transportit: Bashkia na premtoi 1 mln euro fond subvencioni
- Bashkia e Tiranës ofron 1 milion euro subvencion për transportin publik
- Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do ketë rritje të çmimit të abonesë dhe biletës
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush