Eksperti për projekt-buxhetin 2022: Qytetarët në plan të fundit, faturat e koncesioneve të larta
Buxheti për vitin 2022 në vend do të jetë 5.2 mld dollarë, ndërsa shpenzimet do të rriten në 6.2 mld dollarë. Me këto shifra, pritet që deficiti të arrijë 1 mld dollarë.
Deficiti është pasojë e normale për ekspertin e ekonomisë Vjoldi Danaj, por problemi, sipas tij, qëndron në mënyrën se si shpërndahen fondet publike.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Vjoldi Danaj tha se duhet të kishte rishpërndarje më të mirë të fondeve dhe t’i jepej prioritet jo vetëm koncesioneve por edhe konsumatorëve, qytetarëve, shtresave në nevojë.
“Problemi është se duhet të ketë rishpërndarje më të mirë të shpenzimeve publike. Do të ishte më mirë të ishte planifikuar më mirë ekonomia e brendshme”, u shpreh eksperti i ekonomisë.
Ai thotë se buxheti i deklaruar është optimist, mirëpo do të ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm për shkak të problemeve ekonomike që pritet të sjellë 2022-shi.
Eksperti tha se ndihma ekonomike që u jepet familjeve në nevojë është më e paktë në krahasim me faturat koncesioneve, gjë që sipas tij është paradoksale, duke pasur parasysh situatën ekonomike në të cilën ndodhemi.
“Konsumatorët dhe qytetarët janë të fundit që mendohen nga qeveria dhe kjo është në dëm të ekonomisë, pasi rritja e ekonomisë që vjen nga konsumi nuk është marr edhe këtë herë në konsideratë”, tha z. Danaj.
Gjithashtu Vjoldi Danaj evidentoi dy problematika të shpërndarjes së buxhetit publik që është mungesa e një fondi emergjence për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që do të përballen me probleme ekonomike pas rritjes së predispozuar të energjisë, si edhe mosrritja e pensioneve.
“E njëjta gjë edhe me pensionet që nuk rritet, ka vetëm një shpërblim “qesharak” në fund të vitit sa nuk ua përmirëson mirëqenien” tha Vjoldi Danaj.
Për z. Danaj, shteti, qeveria shqiptare ka vepruar gjithmonë në rrugë klienteliste, pa menduar ndonjë strategji afatgjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet