Arti përballë COVID-19, piktorët frymëzohen për të krijuar nga studiot e izoluara
Ardhja e pranverës ka sjellë gjithmonë shpërthim në ngjyra të penelatave plot patos e hare. Këtë vit në kushtet e një izolimi të plotë artistët janë mbyllur në studio e tyre të detyruar të krijojnë në rrethana mbërthyese. Për piktorin Vangjel Nikolla këto ditë ka shërbyer për të reflektuar por edhe për t’u frymëzuar.
“Frymëzimi është një proces akumulimi por edhe ndjeshmërie. Në rastin tim më frymëzon e pajetuara. Atë përjetim vizual që do të merrnim në natyrë unë jam përpjekur ta bëj të mundur të ndihet në pikturë”, shtoi ai
Këto ditë artisti shprehet se po merret me një cikël pikturash që në fokus të tyre anë përjetime e ngacmime nga kjo situatë.
“Është prag pranvere dhe ndoshta njerëzimi për herë të parë nuk po e shijon fillimin e kësaj pranvere. Kjo më bëri që me anë të ngjyrave, te ritmit e gjestikulacionit të shpreh sa më shumë atmosferën e këtyre ditëve. Të gjitha këto me anë të imangjinatës, e kush më mirë se arti abstrakt ta jep këtë mundësi”, tha ajo.
Edhe piktori Helidon Haliti ka shfrytëzuar mbylljen në atelienë e tij për të ngjyrosur tablonë me shpresë e kurajo për të sfiduar këto ditë të vështira kundër armikut të padukshëm.
“Gjithkush mundej në këto ditë të merrej me art, sidomos me artin pikturik. Me vërtet ai shëron shpirtra, por mbi të gjitha thyen rutina që shpeshherë bëjnë dëme më të mëdha se vetë viruset, si ky i fundit”, u shpreh piktori.
Për piktorin kjo periudhë do të sjellë frytet e veta.
“Kjo periudhë do të studiohet në artin shqiptar, ku ky lloj izolimi i papritur ka krijuar një shpërthim të papritur në artin pikturik”, tha ai.
Tablotë apo veprat e krijuara gjatë periudhës së karantinimit kanë vetëm një mesazh “qëndro në shtëpi” për të mbrojtur jetën ndonëse tani do të mund t’i gëzohen vetëm nga dritaret apo ballkonet e shtëpive.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West