Gabriel Escobar: SHBA do zgjidhjen e çështjeve pezull në Ballkan
Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar thotë se SHBA e shikon Ballkanin Perëndimor në prizmin e shekullit të 21 ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur ende në vitet 1990.
“Një nga sfidat më të mëdha dhe zhgënjimet është se politikanët lokale këtu nuk kanë ndryshuar mendime që prej 90-s”, tha Escobar.
Gjatë një lidhje me video në Forumin e 11-të të Sigurisë në Beograd, ai u shpreh se dëshira e SHBA është që të gjashtë vendet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
“Janë vende evropiane, disa kanë bërë progres të madh dhe anëtarësi në BE nuk do të vinte në rrezik vendet ekzistuese të unionit, por do të krijonin një mundësi të madhe”, ka shtuar zyrtari amerikan.
Sipas Escobar, administrata e SHBA dëshiron zgjidhjen e çështjeve që kanë mbetur pezull në Ballkan duke shtuar se Ballkani Perëndimor ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje ekonomike.
Ai veçoi se ekonomia e Serbisë është rritur shtatë herë që prej vitit 2000 ndërsa ekonomitë e Malit të Zi dhe Kosovës kanë pasur rritje dyshifrore në kushtet e pandemisë.
“Ne e mirëpresim integrimin ekonomik të vendeve të rajonit. Njerëzit nga Ballkani janë të suksesshëm kudo ku shkojnë dhe ne duam që ata të jenë të suksesshëm edhe në Ballkan gjithashtu”, përfundoi ai.
Ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret u shpreh gjatë fjalës së tij se zgjerimi është çështje besueshmërie për vetë BE. Ai shtoi se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk ka alternativë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut