2 viktima prej përmbytjeve në Siçili
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Siçili të martën.
Reshjet e dendura të shiut përmbytën rrugët e qytetit Katania, bllokuan makinat dhe njerëzit në shtëpitë e tyre.
Zyra e kryetarit të rajonit, Nello Musumeci, në një deklaratë të martën në mbrëmje konfirmoi se “tashmë ka dy viktima” dhe se një person i tretë është i zhdukur.
“Situata në provincën Katania është shumë kritike,” – tha Musumeci.
Të gjitha bizneset jo thelbësore janë urdhëruar të mbyllen deri të enjten e ardhshme për të reduktuar lëvizshmërinë pasi zona mbetet në “gjendje alarmi për mot të keq”.
Avionët që fluturojnë në aeroportet siciliane të Katanias dhe Palermos janë devijuar në aeroporte të tjera, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Kryetari i bashkisë së Katanias, Salvo Pogliese, ka mbyllur ndërkohë shkollat. Sipas një deklarate nga zyra e tij, “në 48 orë ka rënë sasia e shiut që bie mesatarisht në një vit të tërë”.
Musumeci tha në deklaratën e tij se Siçilia lindore po përjeton një fenomen për të cilin druhen se do të jetë gjithnjë e më pak sporadik, me skenarë tragjikë që pritet të përsëriten.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet