Belgjika rivendos masa të reja anti-COVID, shkak numri i lartë i infektimeve
Belgjika rivendosi disa masa të reja anti-COVID, pasi rastet e koronavirusit dhe shtrimet në spital vijojnë të rriten.
Qeveria zgjati mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të brendshme dhe inkurajoi njerëzit të jenë më kujdesshëm, duke deklaruar se nuk do të kufizojnë aktivitetet.
Ndërkohë u zgjerua përdorimi i lejes shëndetësore dhe në disa ambiente të tjera.
“Mbajtja e një maske nuk është gjithmonë diçka shumë e rehatshme, por është një metodë shumë e dobishme dhe efektive në parandalimin e transmetimit të virusit”, tha kryeministri Alexander De Croo në një konferencë për shtyp.
“Është e qartë se nëse nuk do të kishim vaksina, do të ishim sot në një situatë katastrofike në spitalet tona”, shtoi kryeministri.
Për momentin, dozat përforcuese të vaksinave COVID-19 janë në dispozicion për individët me probleme shëndetësore, tha kryeministri De Croo për Euronews më herët, duke deklaruar se për momentin dozat e treta të vaksinave nuk po i jepen publikut të gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West