Për vetingun në politikë të kërkohet opinioni i Venecias, sugjeron Komiteti Shqiptar i Helsinkit

27 Tetor 2021 | 12:01

Ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga PD dhe PS është e nevojshme t’i nënshtrohen diskutimeve dhe debateve gjithëpërfshirëse.

Kështu deklaron Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), i cili sugjeron se për vetingun e politikanëve, propozuar nga Partia Demokratike, të kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias.

Ndërsa sa i përket zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut që kërkon Partia Socialiste, KSHH thotë se është e nevojshme konsultimi edhe me ekspertë konsititucionalistë si edhe të fushës së drejtësisë që kanë monitoruar zbatimin e reformës në drejtësi.

Komiteti këto sugjerime i bëri përmes një letre ku radhitën pesë pika, ku i kërkon partive politike në Kuvend të mos nxitojnë në ndryshimet kushtetuese dhe t’i bëjnë ato në përputhje me standardet dhe dokumentet ndërkombëtare.

“Është e nevojshme që ndryshimet kushtetuese t’i nënshtrohen diskutimeve dhe debateve të plota dhe gjithëpërfshirëse, të evitohen prirjet e nxitimit që është konstatuar si nga OSBE/ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias. Vlen të përmendet se vetëm para një viti, u ndryshuan nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës”, thuhet në njërën nga çështjet e ngritura nga KSHH.

Sugjerimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

  1. Ndryshimet në Kushtetutë nuk janë tabu, por ato duhet të jenë të rralla, të studiuara, të domosdoshme dhe në përputhje me dokumentet dhe standartet ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, ato duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, parimet e shtetit të së drejtës si dhe nuk duhet të diktohen nga interesa apo marrëveshje ngushtësisht të natyrës politike, por duhet të kenë si kryefjalë interesin publik.
  1. Është e nevojshme që ndryshimet kushtetuese ti nënshtrohen diskutimeve dhe debateve të plota dhe gjithëpërfshirëse, të evitohen prirjet e nxitimit që është konstatuar si nga OSBE/ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias. Vlen të përmendet se vetëm para një viti, u ndryshuan nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës.
  1. KShH sugjeron që edhe ndarja administrative – territoriale e njësive të qeverisjes vendore që në vitin 2015 u parashikua me ligj, të mbështetet në studime paraprake objektive dhe të plota, për të evidentuar avantazhet dhe disavantazhet e ndarjes ekzistuese, sa akses kanë patur njerëzit në shërbimet e organeve të qeverisjes vendore dhe cili është impakti i këtyre shërbimeve në jetën e tyre. Është e domosdoshme të zbatohet gjithashtu kërkesa e nenit 108, pika 2 e Kushtetutës që kufijtë të mos ndryshohen “pa marë më parë mendimin e popullsisë që banon atje”.
  1. Për shtesën e gjashtëmbëdhjet që propozohet të bëhet në Kushtetutë, duke patur parasysh rëndësinë e përmbajtjes së saj dhe qëllimeve që ajo ka, sugjerojmë që Kuvendi të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias, siç është vepruar edhe me ligjin e “Dekriminalizimit”, draft amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës për reformën në drejtësi, të cilat u miratuan në vitin 2016, etj.
  1. Për shtyrjen e mandatit të anëtarëve të dy organeve të vettingut, përkatësisht të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë (sidomos për sa i përket afatit të shtyrjes), KShH mendon se konsultimi së pari me përfaqësues të këtyre institucioneve ka rëndësi të veçantë, por gjithashtu është e nevojshme konsultimi edhe me ekspertë konsititucionalistë dhe të fushës së drejtësisë, pedagogë të Fakulteteve të Drejtësisë në vendin tonë, organizata të shoqërisë civile që kanë monitoruar zbatimin e reformës në drejtësi, organizatat ndërkombëtare në vend, etj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026