Riatdhesimi i shqiptarëve, Rovena Voda tregon kategorinë që përfiton

15 Prill 2020 | 10:17

Procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit për shkak të pandemisë do të rinisë sërish. Lajmi është bëri i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Për të folur për këtë temë Euronews Albania zhvilloi një bisedë me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. E pyetur se sa shqiptarë do të riatdhesohen, zonja Voda nuk dha një shifër të saktë, por shtoi se ndihma do të jetë për ata shqiptarë që nuk kanë mundësi të përballojnë qëndrimin në vendet ku janë bllokuar.

“Me thënë të drejtën pjesë e riatdhesimit të shqiptarëve është një problematikë që po e ndjek ministria e Jashtme. Ata e kanë ndjekur në fillim dhe në vijim gjithashtu. Për momentin nuk mund të jap një shifër të saktë. Por, sigurisht që vazhdon të flitet për ata shqiptarë që janë në kushte pamundësie për të qëndruar në territorin e një shteti të huaj. Pra, flasim për ata shqiptarë që janë në vështirësi të qëndrimit jashtë territorit të Republikës së  Shqipërisë. Nuk e kam të saktë dhe dua të jem korrekte me ju dhe nuk mund të jap një shifër të përgjithshme”, tha ajo.

Zëvendësministrja  e Brendshme u pyet edhe për ndryshimet në Kodin Penal për personat që thyejnë karantinën. Ajo tha se propozimet e deputetëve të Partisë Socialiste kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe mbushjen e një vakumi ligjor në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Zonja Voda tha se ka pasur ndërhyrje në amendimet e para të propozuara për ndryshme në Kodin Penal, ndërsa shtoi se këto ndryshime janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

“Amendamentet në Kodin Penal janë diskutuar dje në Komisionin e Ligjeve. Kjo nismë e deputetëve rregullon një vakum ligjor në Kodin Penal. Sa i përket sëmundjeve infektive, Kodi ynë Penal që nga viti ‘95 dhe deri sot ka një boshllëk ligjor. Këto amendime nuk bëjnë gjë tjetër,  por vetëm e plotësojnë këtë vakum ligjor. Kjo nuk është diçka e re ose parashikime që nuk njihen në të drejtën penale. Sigurisht që kemi parë modele të vendeve të tjera të BE-së, dhe më lejoni të them se parashikime të tilla në Kodin Penal i kanë Italia, Sllovenia dhe Danimarka. Tani dispozitat konkrete nuk i kam përpara, por janë dispozita të caktuar në kodet këtyre vendeve. Këtu flitet për ruajtjen dhe shëndetin publik. Qëllimi i amendamenteve në vetvete shkon në këtë linjë”,  shtoi zv.ministrja Voda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026