Izraeli miraton ndërtimin e 3 mijë shtëpive në Bregun Perëndimor

28 Tetor 2021 | 12:02

Izraeli vazhdon planet për të ndërtuar rreth 3,000 shtëpi për hebrenjtë në Bregun Perëndimor të pushtuar, projekte që kanë shkaktuar kritika të forta nga SHBA

Vendimi vjen pas një thirrjeje të mëparshme të qeverisë izraelite për ndërtuesit që të paraqesin tenderë për ndërtimin e më shumë se 1,355 shtëpive që tashmë kanë miratimin përfundimtar.

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett për një kohë të gjatë mbrojti të drejtën e vendbanimit hebre në Bregun Perëndimor.

Pavarësisht kritikave nga administrata amerikane e presidentit Joe Biden në fillim të kësaj jave, ai thotë se po përpiqet të “balancojë marrëdhëniet e mira me Shtëpinë e Bardhë dhe kufizimet e ndryshme politike”.

Palestinezët i shohin vendbanimet si pengesa kryesore për paqen dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron ato të paligjshme. Izraeli nga ana tjetër e sheh Bregun Perëndimor, si qendrën biblike dhe historike të popullit hebre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026