Shkarkohet prokurori i Shkodrës, probleme me pasurinë

28 Tetor 2021 | 17:19

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Ermir Lelçi.

Ai rezultoi me probleme ne 2 nga 3 kriteret kryesore, atë të pasurisë dhe kriterin profesional.

Shkarkimi i tij krijon të tjera vakanca në sistemin gjyqësor.

Ermir Lelçi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficer i policisë gjyqësore.

Prej vitit 2004 është emëruar si prokuror në Shkodër.

Problemet në pasurinë e tij kishin të bënim kryesisht me mungesën e burimeve financiare për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Shkodër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi gjithashtu edhe probleme profesionale pasi në disa raste ka pasur konflikt interesi.

Vetëm në korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi raportet e aftësive profesionale për disa prokurorë ndër të cilët dhe Ermir Lelçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026