Parlamenti miraton Komisionin Hetimor për Inceneratorët
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për të ngritur komisionin hetimor për hetimin e inceneratorëve.
Pas mosmarrëveshjeve për objektin e hetimit, palët kanë gjetur konsensus dhe Parlamenti miratoi me 117 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim ngritjen e këtij komisioni.
Komisioni Hetimor do të kontrollojë zbatimin e ligjeve për procedurat e ndërtimit të tyre, pasojat ekonomike në buxhet dhe efektet anësore në konkurrencën e lirë.
Gjatë punimeve pritet të vlerësohet nevoja për përafrimin e legjislacionit për koncensionet dhe mjedisor, me direktivat dhe praktikat më të mira të BE-së.
“Ky hetim do të synojë nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, garantimin e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës dhe tregut të lirë, dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis të pastër”, thuhet në relacion.
Në përfundim, Komisioni Hetimor bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, miratime, ndryshime apo korrigjime të kuadrit ligjor dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorisë për fillimin e çështjes penale.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.