3 shkolla në Nju Jork ndalojnë kostumet e “Squid Game” për Hallouin
Kostumet e serialit shumë të ndjekur të Netflix ‘Squid Game’, konsiderohen si veshjet më të përshtatshme për festen e Hallouinit, por jo në tri shkolla në shtetin e Nju Jorkut.
Drejtuesit e shkollave u kanë dërguar nga një e-mail prindërve të nxënësve, duke u shpjeguar atyre urdhrin e shkollës që ndalon kostumet e kuqe me maskat e zeza dhe kjo për shkak të mesazhit jo edukativ që përcjell seriali koreano-jugor.
Vendimi i shkollave erdhi pasi drejtuesit e tyre që janë në zonën e Sirakuz në Nju Jork kishin parë sesi nxënësit po kopjonin skena nga loja e këtij seriali.
“Një kostum Hallouini i frymëzuar nga ky serial nuk përshtatet me rregullat tona dhe për shkak te natyrës dhunuese të lojës, e cilësojmë të papërshtatshëm për këtë festë”, lexohet në e-mailin e drejtuar prindërve të nxënësve.
Seriali me një shikueshmëri të lartë dhe i shumëpërfolur tregon historinë e një grupi personash të cilët rrezikojnë jetën e tyre në një lojë mbijetese për të fituar çmimin prej rreth 33 milionë euro.
Pas debutimit në Netflix, rreth 111 milionë shikues në mbarë botën kanë parë serialin, duke e bërë atë serialin më popullor të platformës por në të njëjtën kohë ka shkaktuar shumë polemika për skenat e dhunshme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania