8 të arrestuar në Durrës për abuzim me tenderët
8 persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderët në bashkinë e këtij qyteti.
SPAK njofton se bëhet fjalë për një tender të zhvilluar në periudhën maj- qershor 2020, me vlerë prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), ku 6 zyrtarët e bashkisë kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar kompanitë “R&R Group” dhe Klosi “-R Company”.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Bashkia Durrës ka blerë një zjarrfikësve që ende nuk është vënë në punë dhe për këtë arsye prokurorët kanë nisur hetimet.
Policia ka arrestuar 3 anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës P.B., Gj.M., I.M; 3 zyrtarët AV., M.L, A.T si dhe 2 administratorët e kompanive favorizuese, R.S dhe A.B. Këta të fundit akuzohen se kanë falsifikuar dokumente.
Në një përgjigje zyrtare pak ditë më parë, SPAK bëri me dije për Euronews Albania se gjatë këtij viti po hetohen 72 raste të dyshimit për abuzime me tenderë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh