Vogëlushja sfidon Erdogan, pret shiritin në ceremoni para presidentit

29 Tetor 2021 | 11:10

Në 4 shtator gjatë një ceremonie në provincën Rize në Detin e Zi një djalë i vogël nuk e lejon presidentin të presë shiritin në event. E kjo sjellje acaron paksa presidentin.

I njëjti moment ripërsëritet më 28 tetor, por këtë herë jashtë kontrollit del një vogëlushe e cila teston durimin e Erdogan.

Gjatë ceremonisë së hapjes së një parku publik në Ankara, vogëlushja nuk respekton protokollin dhe e pret e para shiritin, të cilin si traditë e kryen Erdogan. Por, e pamundur ta kontrolloje vajzën e vogël.

Presidenti u pa duke paralajmëruar vajzën, pasi ajo preu shiritin dy herë gjatë hapjes së parkut të ri.

Zyrtarët u përpoqën t’i hiqnin gërshërët vogëlushes, por ajo ishte e vendosur të garonte me presidentin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026