S’ka një datë për takimin me Vuçiçin, thotë Kurti
Të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka ndonjë datë të caktuar për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, ai tha se i radhës mund të ndodhë në gjysmën e dytë të nëntorit.
Kryeministri Kurti theksoi se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia tregoi fytyrën e thelbin e Serbisë si shtet për ata që kanë pasur dilema.
Reciprociteti me targat ishte një nga çështjet që ngjalli tensione midis Kosovës dhe Serbisë gjatë javëve të fundit.
Për këtë çështje u arrit një marrëveshje me ndërmjetësimin e Brukselit.
Më 21 tetor u mbajt takimi i parë i grupit punues për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak deklaroi se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një zgjidhje konkrete për çështjen e targave për automjetet e Kosovës dhe Serbisë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës