12 miliardë lekë për rrugët në buxhetin 2022

29 Tetor 2021 | 12:36

Buxheti i vitit 2022 parashikon 12 miliardë lekë për ndërtim dhe sistemim rrugësh.

Projekti më i kushtueshëm në buxhet është tuneli i Llogarasë, i cili lidh Orikumin me Himarën. Ai kushton 4.6 miliardë lekë.

Në total tuneli i Llogarasë do të kushtojë afro 19.4 miliardë lekë që do të paguhen nga buxheti i shtetit në katër vite njëri pas tjetrit.

Në buxhet janë parashikuar dhe 1.7 miliardë lekë që do të shkojnë për pjesën e pandërtuar të Unazës së Madhe të Tiranës.

Projekte të tjera që do të financohen nga buxheti i rrugëve janë:

  • Bypass i Shkodrës
  • Bypass i Tepelenës
  • Rruga-Kardhiq-Delvinë
  • Vazhdimi i rrugës Korçë-Ersekë

Në buxhetin e shtetit do të financohen edhe koncesionet:

  • Rruga e Arbrit
  • Rruga Milot-Morinë
  • Rruga Orikum-Dukat
  • Rruga Milot-Balldre

Pjesa më e madhe e tyre pritet të përfundojnë në vitin 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026