Rritja e çmimit të energjisë dhe kriza e kontejnerëve rrit inflacionin në BE
Çmimet e konsumit në Evropë prekën pikun e 13 viteve të fundit. Sipas zyrës evropiane të statistikave, Eurostat, inflacioni vjetor në zonën euro pritet të rritet në 4.1 për qind në tetor.
Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit në zonën euro, energjia pritet të ketë impaktin më të madh. Por sipas ekspertëve, kjo nuk është arsyeja e vetme.
“Çështjet e energjisë janë shumë të rëndësishme. Po shohim se thuajse gjysma e inflacionit që po përjetojmë aktualisht shkaktohet direkt nga çmimet e larta të saj, përmes çmimeve të karburanteve që kanë prekur rekordin dhe sidomos përmes rritjes së çmimit të gazit. Në të njëjtën kohë po shohim se çmimet e mallrave kanë nisur të rriten si pasojë e tkurrjes së rezervave dhe problemet globale me kontejnerët kanë rritur çmimet për prodhuesit dhe gradualisht kjo po u kalon konsumatorëve”, thotw Bert Colijn, ekspert ekonomie.
Por pavarësisht rritjes së inflacionit, BQE nuk është gati të përshpejtojë manovrat për t’i dhënë fund stimujve të pandemisë.
Institucioni nuk parashikon rritje të normave të interesit në vitin 2022, sikurse u shpjegua të enjten nga presidentja Christine Lagarde.
“Ne parashikojmë rritje të mëtejshme të inflacionit në një afat të afërm, por që më pas do të bjerë përgjatë vitit të ardhshëm”, shprehet Christine Lagarde, presidente e BQE-së.
Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se ekonomia e Eurozonës u ngrit fuqishëm me 2.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush