2 milionë € për luginën e Preshevës nga buxheti i qeverisë së Kosovës

30 Tetor 2021 | 14:08

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë edhe dy milionë euro për Luginën e Preshevës. 

Ky lajm është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove.

Pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai u shpreh se ka vite që ka kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.

Në postimin e bërë, Arifi ka treguar se është duke pritur edhe nga Qeveria e Shqipërisë të ndaj 4 milionë euro shtesë për Luginën e Preshevës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026