Komisioni për Reformën Zgjedhore, Balla: Javën e ardhshme do të prezantojmë përbërjen
Të hënën do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili deklaroi nga Patosi se PD duhet të sjellë propozimet për emrat e anëtarëve të Komisionit.
“Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut politik. Dëshiroj dhe dua të shpreh gatishmërinë e PS dhe grupit të saj parlamentar, se disponibiliteti ynë për dialog dhe gatishmëria jonë për të bashkëpunuar për çështje që lidhen jo vetëm me punën parlamentare por me reforma të duhen çuar para, është i pakursyer,” – tha Balla.
Sipas tij Partia Demokratike do të jetë gati brenda ditës së martë për të diskutuar që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të ngrihet sa më shpejtë.
Balla theksoi se miqtë ndërkombëtar bëjnë thirrje që këto ndryshime të miratohen deri në fund të këtij sesioni parlamentar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta