Festa e Verës dhe Gështenjave në Pogradec bashkon turistë nga e gjithë bota
Verë, gështenja, muzikë e mirë dhe mikpritje siç dinë pogradecarët.
Kjo ishte atmosfera e 27 vjetorit të kësaj feste në qytetin liqenor e cila ka bërë bashkë shqiptarë nga të gjitha qytetet për të provuar verën pogradecare dhe gështenjat e pjekura.
“Jam nga Transilavnia. Ky vend është shumë I këndshëm po ashtu edhe atmosfera. Vera qenka shumë e mirë,” – tha një turist.
“Unë jam nga Brazili, është hera e parë që vij këtu, arrita dje. Më pëlqen qyteti i Pogradecit, shumë miqësor. Atmosfera është e bukur më pëlqen po ashtu edhe vera e kuqe,” – u shpreh një tjetër qytetar.
Të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit të pranishmit krahas muzikës qytetare, asaj moderne dhe poezive patën mundësinë të shikonin të improvizuara edhe qilarët e butet e pogradecarëve të vjetër.
Për Entela Gushon nënkryetare e bashkisë tradita vazhdon tashmë prej 27 vjetësh.
“Ky qytet e ka vërtetë traditë prodhimin e verës dhe gështenjës. Këto kodra të mbuluara me gështenja, këto kodra me vreshtari s’kishin se si të mos harmonizoheshin dhe ne të bënim një festë kaq të bukur si sot,” – u shpreh ajo.
Festa e Verës dhe Gështenjave do të zgjasë për dy ditë ndërsa pjesë të saj ka edhe konkursin për poezitë, pikturat dhe verën e kuqe e të bardhë më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet