Nis punimet Samiti i G20-s, Draghi: Multilateralizmi, zgjidhja e vetme ndaj sfidave të sotme

30 Tetor 2021 | 16:51

Ka nisur punimet në Romë samiti mes liderëve të vendeve anëtare të grupimit G20. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, në fjalën e tij deklaroi se bashkëpunimi është përgjigja e duhur për të zgjidhur problemet me të cilat përballet bota sot.

“Edhe më parë jemi përballur me proteksionizmin dhe nacionalizmin. Por sa më shumë që ndeshemi me sfidat tona, aq më shumë e kuptojmë se marrëdhëniet ndërshtetërore janë zgjidhja më e mirë”, deklaroi Draghi.

Kreu i qeverisë italiane nënvizoi se me sfidat që variojnë nga pandemia dhe klima, deri te taksimi i ndershëm nuk mund të përballesh i vetëm.

“Ndaj, ne duhet të rindezim shpirtin që çoi në krijimin e këtij grupi”, shtoi Draghi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026