Protestë për helmimin nga uji, qytetarët e Krujës ankohen për cilësinë e ujësjellësit të ri

30 Tetor 2021 | 19:24

Situata e krijuar me ujin e pijshëm ne Kruje ka bërë që banorët të dalin në protestë para bashkisë. Ata tregojnë se prej një javë nuk kanë ujë në banesat e tyre.

“Është fatkeqësia më e madhe se dikush nuk ka mundësi ta blejë një shishe ujë për të pirë në shtëpi. Kam bërë dush para dy orësh dhe koka ime është e bardhë, se nuk e dimë se çfarë ka uji brenda”, thotë një banor.

Situata me ujin është një problem që banorët e Krujës e kanë pasur që prej vendosjes se ujësjellësit të ri.

Banorët mohojnë të jetë shpërndarë ujë falas për ta gjatë kësaj kohe. Madje janë detyruar ta blejnë ujin, duke u shndërruar në një kosto shtesë për buxhetet e tyre.

“Është bërë depozita e re, neve na erdhi ujë i pistë, me erë të keqe, ne nuk e pinim. Edhe filluam ta blejmë”, thotë një qytetare.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë dhe atij të ujësjellësit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026