Shpend Ahmeti: Qeverinë Kurti e rrëzoi dialogu me Serbinë, njësoj si Haradinajn. U frikësuan nga tryeza me ndërmjetësinë e SHBA

15 Prill 2020 | 18:25

Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi se nga ana e Komunës së Prishtinës janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, madje ai tha se i kishte kërkuar qeverisë marrjen e masave përpara se rasti i parë me virus të shfaqej në Kosovë.

Ai theksoi se përplasja lidhur me masat e marra kufizuese dhe kudërshtitë rreth tyre lidhen me luftën politike që po zhvillohet në niveli qendror pas rrëzimit të qeverisë.

“Ka një përplasje të madhe që nuk po merren vesh subjektet politike edhe rreth gjërave të tilla si masat që duhen marrë apo gjendja e jashtëzakonshme. Kriza po vështirëson vendimmarrjen që është e rëndësishme në këtë moment”, tha kreu i Prishtinës.

Z. Ahmeti e cilësoi të pamjaftueshme pakon ekonomike të qeverisë në kuadër të krizës së COVID-19, teksa theksoi se tani nuk është momenti për të kursyer, por për të mbajtur gjallë ekonominë. Sipas tij, gjysma e buxhetit të shtetit duhet të vihet në dispozicion të përballimit të kësaj krizë.

“Tashmë nuk është koha e kursimeve, nuk është koha të mendosh për buxhetin, duhet injeksion i parave në ekonomi. 1 miliard euro ne i marrim nga diaspora në vit. Sivjet do marrim më pak, ndaj duhet të shpenzojmë më shumë por të kemi edhe një plan të rimëkëmbjes. Në kohë krizash njerëzit kanë prirje që të kursejnë, po nëse edhe biznesi do të kursejë, qeveria do të kursejë atëherë do të kemi tkurrje të ekonomisë”, tha ai.

I pyetur lidhur me fatin e qeverisë Kurti dhe faktin pse ajo pati një fund të tillë, kreu i komunës së Prishtinës tha se edhe në këtë rast përcaktues ishte dialogu me Serbinë. Sipas tij, qeverinë Kurti njësoj si atë Haradinaj e rrëzoi hezitimi për t’u ulur në dialog me Serbinë me ndërmjetësinë e SHBA.

“Këtë qeveri prapë e ka rrëzuar dialogu me Serbinë, të cilin SHBA do ta mbarojë më shpejt.

Edhe qeverinë Haradinaj, edhe atë Kurti i rrëzoi dialogu me Serbinë, pasi nuk ishin të gatshëm të shkonin me ndërmjetësinë e SHBA, të frikësuar se çka i pret në tavolinë”, tha z. Ahmeti.

I pyetur se si do të jetë qeveria e re, kreu i Prishtinës u shpreh se do të jetë LDK ajo që do ta formojë qeverinë e re së bashku me Nismën dhe AAK, por shtoi se ai pret që Vetëvendosja si partia fituese e zgjedhjeve ta kundërshtojë këtë vendim në Kushtetuese.

Sipas tij, tani nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme nisur nga gjendja e pandemisë, por sapo kjo situatë të marrë fund është e drejtë të shkohet sërish tek kutitë e votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021