Vritet me armë zjarri ish-polici në Laç
Mëngjesin e sotëm është vrarë me armë zjarri një ish-polic në Laç. Euronews Albania mëson se viktima është Xhelal Reçi, i cili ishte edhe biznesmen.
Burimet bëjnë me dije se 60-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga 2 persona, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Pista kryesore ku po heton policia janë konfliktet e mëparshme të së birit, i cili njihet si person problematik. Rreth një vit më parë, ky i fundit i ka shpëtuar një tjetër atentati.
Ndërkohë, një makinë tip Toyota me targa të huaja është gjetur duke u djegur në Milot dhe dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh