Banka e Shqipërisë për COVID-19: Preken familjet dhe konsumi, sektori bankar në gjendje të mirë 

16 Prill 2020 | 05:29

Në raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar vëmendje edhe një vlerësimi mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonomi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kriza e coronavirusit do të godasë ekonominë e familjeve shqiptare, duke ulur konsumin e shkaktuar vështirësi në shlyerjen e pagesave dhe kredive. Banka qendrore argumenton se efektet do të ndihen në një reaksion zinxhir, nga biznesi tek të punësuarit e më pas tek sjellja e tyre në treg apo edhe ndaj palëve të treta.

Duke evidentuar masat e ndërmarra deri më tani, Banka e Shqipërisë thekson se është e nevojshme që, për aq sa është e mundur, autoritetet publike të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të rëndësishme për të ndërprerë për të mbështetur ndërmarrjet, familjet dhe sistemin financiar në zbutjen dhe përballimin e efekteve negative.

Në raport thuhet gjithashtu se pandemia e ka gjetur sistemin financiar dhe sektorin bankar në një gjendje shumë të mirë e cila do t’i lejojë kësaj të fundit të përthithë goditjet e mundshme nga efektet që pandemia do të ketë mbi ekonominë e vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, sistemi bankar duhet të vlerësojë goditjet eventuale, jo vetëm në afatshkurtër, por edhe në një afat më të gjatë dhe nevojitet që të përmirësohet më tej gjendja e rezervave të kapitalit dhe të likuiditetit, për t’i paraprirë çdo lloj situate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026