Kievi ashpërson masat anti-COVID, shkak infektimet
Kievi, kryeqyteti ukrainas ka ashpërsuar masat anti-COVID këtë të hënë në përpjekje për të frenuar një rritje të infeksioneve COVID-19 që po prek shumë vende në të gjithë Evropën Lindore.
Nga e hëna, banorët e Kievit do të duhet të paraqesin certifikata vaksinash ose prova të një testi negativ për COVID-19 për t’u futur restorante, kafene, palestra, ambiente argëtimi dhe qendra tregtare. Stafi që punon në ato vende duhet të jetë i vaksinuar.
Autoritetet vendore kanë thënë se ekipet speciale do të monitorojnë respektimin e kufizimeve në transportin publik.
Qeveria i ka bërë të detyrueshme vaksinimet kundër COVID-19 për disa punonjës të shtetit dhe autoritetet shpresojnë se kërkesat e reja do të përshpejtojnë vaksinimin.
Ukraina ka regjistruar 2.94 milionë infeksione dhe 68.027 vdekje deri më 1 nëntor. Vetëm 7.4 milionë njerëz, ose më pak se një e pesta e popullsisë totale prej rreth 41 milionë banorësh janë vaksinuar plotësisht deri më tani.
Rusia fqinje ka vendosur gjithashtu masa të reja bllokimi, pasi vdekjet nga COVID-19 arritën një nivel rekord të përditshëm.
Në Poloni, e cila kufizohet gjithashtu me Ukrainën, numri i përgjithshëm i rasteve kaloi tre milionë të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West