Rritet çmimi i naftës, drejtuesi i Konfindustria: Nevojitet një ent rregullator për karburantet
Kjo domosdoshmëri vjen në kohën kur vendi po përballet me një krizë të thellë jo vetëm në sektorin e karburanteve, por edhe në atë energjetik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Gjergj Buxhuku tha se tregu i karburanteve në Shqipëri nuk është treg i lirë, pasi ka mungesë konkurrence. Sipas tij, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë detyrën sç duhet, duke mos ushtruar kontroll në tregun e karburanteve.
“Ka mungesë të theksuar konkurrencë, ka monopole, kartela dhe justifikohen vetëm me rritjen e çmimit në bursa”, u shpreh z. Buxhuku.
Ai tha më tej se rritja e çmimit në bursa në karburante nuk transmetohet menjëherë në tregun shqiptar, ashtu siç pretendohet se ndodh.
Për tregun e naftës, z. Buxhuku tha se është tregu më i madh në Shqipëri, me një rëndësi të lartë në ekonominë shqiptare. E megjithatë, për të nuk ka një ent rregullator.
“Tregu i naftës është tregu më i madh në Shqipëri, me gati 1.5 miliard dollarë qarkullim vjetor dhe nuk ka ent rregullator”, u shpreh Gjergj Buxhuku.
Arsyet për krijimin e entit rregullator për karburantet në vend janë të shumta, mirëpo sipas z. Buxhuku nevojitet vullnet politik. Ai tha se krijimi i këtij enti do të tregojë se sa zbatohet demokracia në vend dhe sa e mbron shteti shqiptar interesin publik.
“Nëse nuk ka vullnet për të rregulluar tregun e karburanteve, tregon se Shqipëria është vend i papërgatitur për të treguar se është vend demokratik”, u shpreh drejtuesi i Konfindustria.
Ai përdori si shembull Maqedoninë e Veriut, ku ka një ent rregullator dhe çmimet e karburantit janë më të lira, pavarësisht se mundësimi i naftës është më i vështirë sesa në Shqipëri.
“RMV që është afër me ne ka ent rregullator për tregun e karburanteve. RMV është më pafavorizuar se Shqipëria, pasi nuk ka as porte dhe as naftë, mirëpo ne paguajmë 30-40% më shtrenjtë sesa qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Gjergj Buxhuku.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet