Biden kërkon veprime të menjëhershme për klimën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden tha se bota është në një moment kyç sa i përket zgjidhjes së krizës klimatike dhe se kjo duhet të jetë fillimi i një dekade drejt trajtimit të ndryshimeve klimatike.
“Ne jemi në një pikë kthese në historinë botërore”, tha Biden.
Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në Samitin e Klimës në Glasgow, ai u shpreh se “askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë më të keqes nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment”.
Biden tha se përgjigja masive e nevojshme për të ndaluar krizën klimatike duhet të shihet si një mundësi për ekonomitë e botës.
“Ne kemi aftësinë të investojmë në veten tonë dhe të ndërtojmë një të ardhme të barabartë, me energji të pastër dhe në këtë proces të krijojmë miliona vende pune”, tha Biden.
Shtetet e Bashkuara janë ende duke u përpjekur që disa nga ndotësit më të mëdhenj në botë – Kina, Rusia dhe India – t’i bashkohen SHBA-së dhe aleatëve të saj në planet për të djegur shumë më pak qymyr, gaz dhe naftë dhe për të bërë hapa drejt përdorimit të energjisë më të pastër.
“Ndryshimet klimatike tashmë po shkatërrojnë botën”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se çdo ditë që vendet nuk veprojnë atëherë kostoja rritet.
Në këtë samit nuk po marrin pjesë dy krerët e dy vendeve më ndotëse, ai i Kinës, Xi Jinping dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Samiti i klimës në Glasgow, thirrje liderëve të merren masa urgjente
- ‘Dëgjoni të qarat e Tokës’, mblidhet në Glasgow samiti për ndryshimet klimatike
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet